E dhimbshme! Përplaset me motorr, ndahet nga jeta aktori i njohur turk i serialit “ERTUGRUL” – AlpeGossip
E dhimbshme! Përplaset me motorr, ndahet nga jeta aktori i njohur turk i serialit “ERTUGRUL”

E dhimbshme! Përplaset me motorr, ndahet nga jeta aktori i njohur turk i serialit “ERTUGRUL”

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm, por buja e serialeve turke kanë shkuar deri në vendet latine, aty ku kanë “lindur” serialet televizive.

Një ndër serialet më të ndjekur turq është edhe “Ertugrul” fansat e të cilit kanë marrë një lajm të hidhur mbrëmë, pasi në orën 3:00 pas mesnate, aktori i famshëm i serialit turk ka ndërruar jetë.

Arda Oziri, në rolin e ‘Goktug’, kishte parë së bashku me mikun e tij ndeshjen e Champions League dhe kur ndeshja ka përfunduar, është kthyer me motorr në shtëpinë e tij. Mirëpo gjatë rrugës, ai ka pësuar një aksident që i ka kushtuar jetën

Lajmin e hidhur e bën të ditur miku i tij, i cili në një postim në Instagram ka publikuar bisedën e fundit me mikun e tij në Whatsapp.

“Miku im i dashur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fjeta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur”- shkruan miku i aktorit.