“JU LUTEM NXITONI!”/ Zbardhet telefonata e dëshpëruar e shokut të Mac Miller – AlpeGossip
“JU LUTEM NXITONI!”/ Zbardhet telefonata e dëshpëruar e shokut të Mac Miller

“JU LUTEM NXITONI!”/ Zbardhet telefonata e dëshpëruar e shokut të Mac Miller

Një thirrje e dëshpëruar është bërë në numrin e policisë 911 nga një mik i reperit Mac Miller, natën që ai vdiq.

Telefonata është zbardhur një javë pas ndarjes nga jeta e reperit.

Inçizimi përmban një zë mashkulli që u lutet shërbimeve emergjente të mbërrijnë menjëherë në shtëpinë e 26-vjeçarit në Los Anxhelos, raporton TMZ.

Miller u gjet i vdekur nga një mbidozë të premten. Miku, i cili tha se nuk ishte me të në momentet e fundit, kishte shpërthyer në lot duke e ditur se Miller ishte në gjendje të rëndë për jetën.

I pyetur atë ditë, ai tha se kishte folur për herë të fundit me Miller-in ‘dje’. Telefonata u zbardh pasi ende nuk dihet sesa kohë para se të vinte policia, Miller kishte ndërruar jetë.Burimet e zbatimit të ligjit thonë se Miller kishte vdekur shumë kohë përpara se shërbimet e emergjencës të mbërrinin në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe vetëm një gjurmë e vogël pluhuri të bardhë u gjet, duke i bërë ata të besonin se ishte pastruar paraprakisht.