SHERRI ME SHKURTE FEJZËN/ Remzie Osmani tregon pse nuk i shkoi në dasmën e djalit – AlpeGossip
SHERRI ME SHKURTE FEJZËN/ Remzie Osmani tregon pse nuk i shkoi në dasmën e djalit

SHERRI ME SHKURTE FEJZËN/ Remzie Osmani tregon pse nuk i shkoi në dasmën e djalit

Ka qenë shumë e komentuar në media marrëdhënia mes këngëtareve të njohura nga Kosova, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzie Osmani dhe Motrave Mustafa. Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli prej muajsh i kanë prishur marrëdhëniet për shkak të konfliktit për një këngë që bëri bujë në media. Por edhe marrëdhënia e Shkurtes me Shyhreten është e prishur.

Në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë”, Remzie Osmani ka treguar arsyen e vërtet të mungesës së Shkurtes në dasmën e djalit të saj.

“Shkurta nuk ka ardhur sepse 1 ditë para dasmës i ka ndërruar jetë një familjarja vet. Dhe te ne ka ardhur Gresa dhe unë e falenderoj shumë! Nuk ka pasur probleme të tjera”, ka thënë Remzia.

E pyetur se pse nuk e bënë pjesë të videoklipit “Shoqet”, ku ishin pjesë të gjitha këngëtaret e Mushtishtit, Remzia u përgjigj: “Po kjo mund të ndodhë. Mund të bëjnë një këngë Shyhretja, Shkurta e motrat dhe mos të më marrin mua. Nuk ka ndonjë gjë!”