E sheqerosur, kështu mund të cilësohet puntata e djeshme e “Për’puthen Prime”, ku duket se dita e të dashuruarve i ngrohu dhe zbuti zemrat në studio. Përpos veprimit të papritur të Jasminës, e cila i dhuroi një puthje pasionante Andit, një përqafim i ngrohtë ndodhi edhe mes Sindit dhe Elvisit.
Ky i fundit deklaroi se tani e tutje do të gjendet ne emision vetëm për të, çka nxiti thirrje dhe brohorima në emision: Puthe puthe
Një deklaratë e tillë erdhi fill pas një debati të fortë që Sindi pati me Ana Kaurin. Sindi akuzoi Anën se kjo e fundit ka diçka jashtë, duke thënë se për momentin nuk ka prova.
Më herët, qarkulluan zëra për një romancë të mundshme mes Elvisit dhe Sindit. Teksa u përgjigjej pyetjeve në InstaStory, Sindit i ra në sy një ndjekës, i cili i shkruante:
“Sind kanë qarkulluar lajmet që je në një lidhje me Locon? A është e vërtetë?”
Konkurrentja etiketoi Elvisin, ndërsa krahas fotos shkroi:
“A di gjë ti Loco? Se na bënë të lidhur këta”- duke lënë të kuptohet se s’ka asgjë mes tyre.
Sindi kaloi një periudhë tepër të vështirë në fillimet e saj, duke iu dashur të përballet me komentet e publikut dhe bullizmin e hapur për virgjërinë. Madje, ky stres e bëri konkurrenten të humbasë shumë kilogramë brenda vetëm pak ditësh.
Mirëpo, tashmë gjithçka ka ndryshuar për Sindin dhe siç ajo është shprehur në një postim në Instagram, vajza e virgjër është tashmë më e fortë se kurrë dhe nuk ia ndjen për komentet e askujt.