NGA VINTAGE NË PIKA DHE FLUTURA/ Veshjet “më të goditura” të verës në “Instagramin” e vajzave shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
NGA VINTAGE NË PIKA DHE FLUTURA/ Veshjet “më të goditura” të verës në “Instagramin” e vajzave shqiptare (FOTO)

NGA VINTAGE NË PIKA DHE FLUTURA/ Veshjet “më të goditura” të verës në “Instagramin” e vajzave shqiptare (FOTO)

Këtë verë në postimet e vajzave të famshme shqiptare u vunë re dy trende: Veshjet me dizenjo grafike (ose vija) dhe fustanet të stilit “fshatar” me flutura, bel të ngushtë dhe të fryra poshtë. Anabel.al ka përzgjedhur disa prej kombinimeve më të spikatura.

Armina Mevlani loves vintage! Dhe këtë dashuri për stilin e viteve 40-50-60 e pasqyron herë pas here edhe në kombinime. Pikat të çojnë në vitet 50, ndërsa prerja e fustanit të çon edhe pak më herët, në vitet 40-të. Kombinimi me të kuqen e buzëkuqit dhe fjongon e kapeles është “on point”

Edhe Arbana Osmani që hapi sezonin e verës me këtë postim në Qershor, ka preferuar një stil latin.

Xhemi Shehu nga ana tjetër ka ruajtur kapelen e stilit Havana, por fustani Dolce & Gabbana e ka kthyer në Siçili. Madje edhe pse në këtë foto është në Sarandë, të krijohet ideja se pas saj shfaqet Capri.

Viola Spiro të çon në stilin e vajzave të Coachella-s me këtë bluzë që ka një ndërthyrje midis stilit “peasant” dhe asaj të kaubojsve.

E bardha si çdo verë është një pjesë e pandarë e garderobës së vajzave. Lori Hoxha shkëlqen më këtë fustan që kombinohet perfekt me fshatin e bardhë të Mikonosit.

Roza Lati ka zgjedhur një kombinim më sportiv të së bardhës, ndërsa Aurela shkëlqen me kombinimin më modest dhe klasik të verës: Pantallona të shkurtra të bardha dhe t-shirt i bardhë.

Këtë verë në modë janë edhe printet dhe grafikat dhe ne pamë shumë. Fillimisht na goditi kombinimi i kostumit me viza të zeza i Elvana Gjatës. Një veshje perfekte për pasdite, paradite, për t’u ndarë veç e veç dhe për t’u transferuar në muajt e parë të vjeshtës.

Edhe Françeska Çoniku e “Top Bloggers” ka zgjedhur një kominoshe shumë sportive e njëkohësisht shumë sensuale me vija. Kombinimi me atlete është zgjehdja e duhur për udhëtimet e saj nëpër Shqipëri.

Kalojmë pak tek veshje më klasike, por që gjithmonë godasin. E nisim me Nora Istrefin, e cila mjafton të ketë një fustan-kanatiere të hollë dhe trupin e saj bishë dhe është në rregull. Ky lloj fustani nuk ikën asnjëherë nga tregu, sidomos kur gjen një fizik të tillë.

Oriela Nebiaj e “Pushime on Top” na tregon se fustanet e tejdukshme të plazhit mund të vishen edhe si një cocktail dress, nëse gjen të duhurin si ky i ziu i Orielës. Ajo duket shumë seksi, por njëkohësisht aspak e tepruar, duke qënë se është kujdesur të mbulojë pjesën e sipërme.