RITA ORA PO NDJEK SHEMBULLIN E DUA LIPËS? Kthehet me ish-in pas ndarjes – AlpeGossip
RITA ORA PO NDJEK SHEMBULLIN E DUA LIPËS? Kthehet me ish-in pas ndarjes

RITA ORA PO NDJEK SHEMBULLIN E DUA LIPËS? Kthehet me ish-in pas ndarjes

Pak javë më parë, Rita Ora deklaroi se ishte ndarë nga i dashuri i saj muzikant, Andrew Watt.

Ajo thuhet se është në një lidhje të re me aktorin e njohur të Hollivudit, Andrew Garfield, me të cilin thuhet se është në fillimet e romancës.

Megjithatë, pas disa fotove të fundit, ku Rita Ora ka takuar Andrew Watt në një hotel në West Hollywwood të mërkurën mbrëma, nuk po dimë se ç’të mendojmë.

Këngëtarja 28-vjeçare ishte veshur mjaft elegante për takimin me ish-të dashurin 27-vjeçar. Ky i fundit nuk njihej pasi kishte prerë flokët dhe i kishte lyer ngjyrë rozë.

Fotot vijnë si një surprizë për të gjithë pas lajmit se Rita është në një romancë me me ish-yllin e filmit “Spider-Man”, 35 vjeç.

Ndoshta Rita po ndjek shembullin e Duas, e cila gjithashtu u rikthye me ish-in pas ndarjes, ose thjesht marrëdhënia e tyre ka mbetur në terma shoqërorë.

Shpresojmë që Andrew Garfield të mos jetë xheloz.