Ermal Mamaqi i bën Noizy-t komentin epik, fansat sulmojnë moderatorin e njohur (FOTO) – AlpeGossip
Ermal Mamaqi i bën Noizy-t komentin epik, fansat sulmojnë moderatorin e njohur (FOTO)

Ermal Mamaqi i bën Noizy-t komentin epik, fansat sulmojnë moderatorin e njohur (FOTO)

Noizy është një ndër reperët shqiptarë që komentohet më së shumti për jetën e tij luksoze. Veshje të shtrenjta, makina të shtrenjta, ora të shtrenjta dhe pushime super luksoze janë imazhet që na transmetojnë fotot që reperi i njohur publikon në rrjetet sociale.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme me Noizy-n. Ai ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me një “mal” me para dhe ka lënë një koment shumë thumbues krahas fotos.

“Është thjesht sa për video”, shkruan Nloizy duke na lënë të kuptojmë se këto janë vetëm një pjesë e vogël e parave që ai zotëron.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ermal Mamaqit, i cili i ka lënë Noizy-t një koment epik.

“Leku të prish”, shkruan Ermali me humor.

 

Kaq ka mjaftuar dhe fansat i janë sulur Ermalit duke i thënë se ai është një ndër maniakët më të mëdhenj ndaj lekut.