FANS I FLAKTË/ Ish i dashuri i Kylie Jenner në Instagramin e Tayna-s – AlpeGossip
FANS I FLAKTË/ Ish i dashuri i Kylie Jenner në Instagramin e Tayna-s

FANS I FLAKTË/ Ish i dashuri i Kylie Jenner në Instagramin e Tayna-s

Tayna është ndër emrat më të njohur në showbiz-in shqiptar dhe jo vetëm.

Reperja ka marrë vëmendje edhe nga personazhe te njohur me famë botërore dhe këtë e tregojnë ndjekësit që ajo ka në Instagram.

Futbollisti i Real Madrid, Vinicius tashmë e ka treguar se është fans i flaktë i reperes dhe shpesh i komenton apo shpërndan këngët e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa tani Tayna ka marrë vëmendjen e një personazhi tjetër mjaft të famshëm.

Bëhet fjalë për Tyga, reperi i njohur amerikan i cili numëron disa hite në muzikën ndërkombëtare,  gjithashtu është i njohur dhe  për lidhjen e tij disa vjeçare me Kylie Jenner.

Tyga tashmë është një nga 1,3 milionë ndjekësit që ka Tayna në Instagram.