Jon Stanley, i cili ishte i diagnostikuar me kancer terminal, donte të dëgjonte zhurmën e një motori përpara së të ndërronte jetë.
Në vitin 2017 ai u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe tru.
61-vjeçari Jon po afrohej në fund të betejës së tij me kancerin në momentin që kunati i tij, Michael Smith, i vuri qëllim vetes që t’i plotësonte dëshirën.
Ai kontaktoi me një motorist vendas, David Thompson, i cili më pas njoftoi dhe shokët e tij me motorë në rrjetet sociale.
Pas 6 orësh rreth 200 motoçiklistë u paraqitën përpara shtëpisë së Stanley-t për t’i dhënë atij një moment paqeje pas gjithë vuajtjeve që kishte kaluar.
Pasi dëgjoi me ëndje zhurmat e 100 motorëve, Jon ndërroi jetë disa orë më vonë në krahët e bashkëshortes së tij.














