“ËSHTË E DREJTA…”/ Elita Rudi i jep gji në publik Zërit dhe ka dy fjalë për ata që ofendohen – AlpeGossip
“ËSHTË E  DREJTA…”/ Elita Rudi i jep gji në publik Zërit dhe ka dy fjalë për ata që ofendohen

“ËSHTË E DREJTA…”/ Elita Rudi i jep gji në publik Zërit dhe ka dy fjalë për ata që ofendohen

Të rralla janë ato nëna të famshme që sfidojnë të tjerët dhe ushqejnë me gji pa pikë problemi të voglin e tyre në publik.

E tillë është Elita Rudi, e cila së fundi ka publikuar një foto duke i dhënë gji djalit të saj Zëri. Ajo ka publikuar foton e veçantë teksa i jep gji të birit, dhe nuk ka ngurruar të thotë dy fjalë paraprakisht për ata që do ta kritikojnë.

“Nëse gjidhënia të ofendon, je i lirë të vendosësh një kuvertë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer!”

Moderatorja zbuloi pak kohë më parë se e ushqen ende vogëlushin me qumësht gjiri dhe kjo foto tashmë e vërtetoi. Bukuroshja shqiptare shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë të kuqe dhe me syze dielli në një ambient që besohet të jetë një bar-kafe.

Modelja Emina Cunmulaj ushqen gjithashtu vajzën e saj të vogël me qumësht gjiri dhe nuk mungojnë fotot dhe videot në profilin e saj.