“U BË NJË JAVË…”/ Dafina Zeqiri zbulon gjendjen e saj shëndetësore nga COVID-19 (FOTOT) – AlpeGossip
“U BË NJË JAVË…”/ Dafina Zeqiri zbulon gjendjen e saj shëndetësore nga COVID-19 (FOTOT)

“U BË NJË JAVË…”/ Dafina Zeqiri zbulon gjendjen e saj shëndetësore nga COVID-19 (FOTOT)

As Dafina Zeqiri nuk i shpëtoi infektimit me Covid-19. 1 javë më parë artistja e njohur u prek nga virusi dhe për këtë arsye u detyrua të izolohej në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Lajmin për infektimin e dha vetë ajo, pasi publikoi në rrjete sociale një foto selfie të saj.

“Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!”, shkroi Dafina.

Ndërkohë pak ditë më parë ajo tregoi se kishte humbur shijen, diçka e zakonshme për të prekurit me koronavirus.

“Zyrtare… S’mund të ndiej  asgjë”, shkroi Dafina në një postim.

Duke qenë se lajmi i infektimit shqetësoi shumë fansa të saj, Dafina është detyruar që herë pas here t’ju tregojë për gjendjen e saj. Ditën e sotme ajo ka treguar se ka kryer disa analiza, teksa ka publikuar një video të saj nga makina. Nga videoja e shkurtër këngëtarja duket në formë të mirë.

“U bë një javë. Një tjetër do të ikë. Koha për të bërë disa analiza”, ka shkruar Dafina.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë Dafina ju nënshtrua dhe një operacioni të vështirë në gju, për të cilin ju deshën gati 5 javë që të rikuperohej. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram video nga ky moment i vështirë, teksa të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen Dj Geek që i kishte qëndruar pranë në çdo moment e madje i kishte bërë edhe gjilpërat Dafinës.

Megjithatë as operacioni nuk e ndali artisten që të vinte me një super projekt muzikor. Vetëm pak kohë pas kësaj periudhe të vështirë, Dafina publikoi këngën e shumëpritur “Duro”, që rezultoi një sukses i vërtetë. Kënga u prit shumë mirë nga fansat, për shkak të vetë mesazhit që përcjellë dhe forcës që ju ka dhënë shumë personave për të përballuar situatat e vështira në jetë.