Pak orë më parë Mozzik publikoi foton e parë të vajzës së tij duke bërë n jë dedkimin që na përloti të gjithëve . Pas reperit ka qenë Loredana e cila ka shkruar një dedikim për Hanën dhe ka shpjeguar pse nuk ka dashur ta tregojë më herët që po priste një fëmijë.
“Pra miqtë e mi! Vajza ime Hana erdhi… Duhet ta them që tani jam njeriu më i lumtur në botë. Nuk e di se çfarë synimi keni në jetë, por i imi ka qenë gjithmonë Familja! Kam punuar fort gjatë gjithë vitit ndërkohë që Hana ishte e fshehur në barkun tim dhe nuk doja t’ua thoja që po kaloja diçka kaq të veçantë, fokusimi ishte puna. Fillimi ishte gjithmonë me Hanën dhe fundi do të jetë me të, ajo është gjëja më e rëndësishme në jetë. Unë jam një person familjar dhe tashmë kam familjen time, një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit Zotit dhe secilit prej jush që më kanë bërë të ndihem mirë gjatë shtatzënisë, edhe pse e mbajta të fshehtë. Dua t’ju them që 2019-a do të jetë viti im! 2018-a ishte vetëm një grimcë e asaj që do vijë. Faleminderit bashkëshortit tim. Je më i miri në botë. Hana lindi në 19.12.2018″
Epo mesa duket çifti arriti t’ia dilte më ë miri duke mbajtur të fsheht këtë sekret kaq të ëmbël.