STUDIMI/ Ky është rreziku që ju vjen nga konsumimi i tepërt i mishit të kuq – AlpeGossip
STUDIMI/ Ky është rreziku që ju vjen nga konsumimi i tepërt i mishit të kuq

STUDIMI/ Ky është rreziku që ju vjen nga konsumimi i tepërt i mishit të kuq

Rritja e konsumit të mishit të kuq mund të rrisë shanset për një vdekje të parakohshme.

Sipas studimit të publikuar në News Harvard, njerëzit, të cilët e kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar ndaj vdekjes në krahasim me personat të cilën e konsumojnë më pak.

Për të realizuar këtë kërkim, studiuesit përdorën informacione nga 53.553 gra nga një studimi i mëhershëm, si dhe të 27.916 meshkujve nga studimi ‘Health Professionals Follow Up Study’.

Gjatë këtij studimi u vërejt se personat e vëzhguar të cilët kishin rritur konsumimin e mishit të kuq gjatë periudhës se 8 viteve të fundit ishin 13% më të rrezikuar për vdekje të hershme, se ata që nuk kishin konsumuar mish të kuq në sasi të mëdha.

Sipas shkencëtarëve, kjo lidhje mes të vdekjes dhe mishit të kuq vjen si shkak i disa komponentëve shumë të dëmshëm për organizmin që ndodhen tek mishi duke filluar nga yndyra, kolesteroli si dhe komponentët e tjerë artificialë.