JO VETËM TË QESHURA/ Ja momentet e trishta të VIP-ave gjatë 2019! – AlpeGossip
JO VETËM TË QESHURA/ Ja momentet e trishta të VIP-ave gjatë 2019!

JO VETËM TË QESHURA/ Ja momentet e trishta të VIP-ave gjatë 2019!

Përveç se me gëzim e të qeshura, vitin 2019 ka qenë gjithashtu një vit i mbushur me lot gëzimi, emocioni por gjithashtu dhe hidhërimi.

Në shumë raste, gjatë këtij viti kemi hasur shumë personazhe publikë të cilët nuk kanë mundur ti mbajnë më tepër emocionet dhe janë përlotur në mes të së gjithëve.

Më poshtë, AlpeGossip.al ju bën një përmbledhje të shkurtër të gjithë rasteve kur VIP-at tanë e kanë lënë veten të lirë duke u përlotur kështu para publiku.

Alketa Vejsiu 

Pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar në një nga programet e mbrëmjes në televizionin e famshëm italian “Rai 1”.Ajo ka rrëfyer për situatën e vështirë në Shqipëri si rezultat i dy tërmeteve që shkaktuan dëme të mëdha. Ndërsa në një moment foli për viktimat, konkretisht rastin nënë e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, moderatorja nuk i mbajti dot lotët.

Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopil para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa gjatë emisionit.

Rozana Radi

E ftuar në emisionin ”Rudina”, Rozana u përlot prej një videomesazhi që gruaja e xhaxhait të saj të ndjerë Françesk Radi, Tefta Radi i dërgoi. Ajo shprehej:

E di që të ka mbetur peng një duet i parealizuar me Frankon, por unë mendoj se e ke. Ke këngën ‘Biçikleta’ të ‘Festivalit të Këngës’. Kemi shumë për të kujtuar Rozi, familjen e madhe ku jetonim bashkë, plot humor, me sofrën e shtruar plot dhe këngët shkodrane të kënduara me aq dashuri. Sa të lumtur ishim, shumë nostalgji për pjesën më të bukur të jetës”.

Rozana u përlot nga fjalët e Teftës dhe tregoi se i mungon shumë jo vetëm asaj por dhe gjithë shqiptarëve që i ka shoqëruar prej vitesh figura e saj në televizion.

Renato Mekolli 

I ftuar në emisionin ”E Diell”, Kuzhinierit iu bë një surprizë tepër e veçantë. atij iu shfaq në ekran shefi i parë i kuzhinës ku Renato ka mësuar, i cili e përshëndeste duke i uruar më të mirat. Në këtë moment Mekolli është përlotur duke shtuar se arsyeja se pse qante, ishte se ai njeri i kishte mësuar çdo gjë edhe kur i kishte bërtitur dhe i ishte sjellë ashpër.

“Më bërtiste, por ai më mësoi çdo gjë”, u shpreh kuzhinieri.

Fatma Haxhialiu 

E ftuar në emisionin ”Rudina”, Fatma është përlotur teksa fliste në lidhje me vështirësitë që familja e saj ka kaluar në mënyrë që ti siguronin të motrës shkollimin që ajo meritonte.

Është shumë e vështirë kur prindi shikon një fëmijë që impenjohet që lexon kaq shumë. Që studion dhe kërkon nga vetja, por nuk ka si ta rrisë këtë fëmijë më shumë dhe t’i japi atë që i takon, se në fund të ditës realisht e meritonte.

Mami im është tip shumë i fortë dhe nuk është nga ato që përlotet kollaj, më pa në sy dhe më thotë: ‘Si mundet një prind të qëndrojë përpara fëmijës së tij dhe fëmija i tij i thotë dua libra, nuk po më kërkon as luks, as të bëj udhëtime, as veshje, por më thotë mami unë dua një libër’, sepse Jona ka lexuar shumë dhe unë kursimet më të vogla mundohesha që Jona të blinte libra ose të bënte një kurs që i duhej për të aplikuar për bursën,”- tha Fatma dhe qau sërish teksa e motra e prekte në shpatull.

Fifi

Në natën finale të ”Kënga Magjike” Fifi u prek teksa sëbashku me Eneda Tarifën, fituesen e këtij edicioni qendronin para sallës të madhe. Këngëtarja bukuroshe dhe e talentuar duke se u prek para publikut sepse ndoshta mendonte se meritonte vendin e parë ose thjesht u emocionua nga fjalët që Eneda po shprehte.

Arilena Ara 

Pas performancës drithëruese në ”Festivalin e Këngës” në të cilin këngëtarja u shpall gjithashtu fituese, pasi u kthye disa herë në sallë sepse publiku e thërriste, Arilena u shpreh e përlotur:  Faleminderit shumë, gjithçka doja ishte kjo. /AlpeGossip.al