Ku ishte gjithë ky hashash? Këngëtarin e njohur e nxjerrin zbuluar fansat (FOTO) – AlpeGossip
Ku ishte gjithë ky hashash? Këngëtarin e njohur e nxjerrin zbuluar fansat (FOTO)

Ku ishte gjithë ky hashash? Këngëtarin e njohur e nxjerrin zbuluar fansat (FOTO)

Lazarati i dikurshëm duket se është nostalgjia e njërit nga vip-at shqiptarë.

Bëhet fjalë për atë i cili nuk di të jetë ndryshe veçse një “djalë i keq”, Stresin. Ai para pak momentesh ka postuar në profilin e tij në Instagram, një foto në të cilën përdor lopatën për të larguar hashashin nga këmbët e tij.

Ky i fundit ka treguar vetë se fotoja është e vjetër dhe jo vendndodhjen, por komentuesit e kanë nxjerrë zbuluar, duke folur për Lazaratin.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi poston foto me përmbajtje “të jashtëligjshme”, pasi problemet me ligjin e kanë shoqëruar gjithmonë reperin shqiptar.