Prej vitesh Nik Xhelilaj është bërë shumë i famshëm në Turqi dhe ka luajtur në shumë seriale me shikueshmëri të lartë. Mirëpo nuk e dinit se aktori shqiptar dikur në një nga këto seriale ka qenë çift me aktoren Gokçe Bahadir e cila luan rolin e Ojas në serialin më të ri të TV Klan.
Seriali ku Niku dhe Gokçe kanë luajtur së bashku është një prodhim i vitit 2012 dhe quhet “Kayip Sehir” (Qyeteti i humbur), bën të ditur Xing.al.
Në këtë serial Gokçe Bahadir luan rolin e “Ajsel” dhe krijon lidhje me dy personazhe. Njëri prej tyre është Nik Xhelilaj i cili luan rolin e “Kadir”.
Dy aktorët madje kanë pasur një skenë puthjeje./Xing.al