Drake tërheq akuzat për nënën e djalit të tij/ Bën deklaratën e papritur (FOTO) – AlpeGossip
Drake tërheq akuzat për nënën e djalit të tij/ Bën deklaratën e papritur (FOTO)

Drake tërheq akuzat për nënën e djalit të tij/ Bën deklaratën e papritur (FOTO)

Drake u vu në qendër të medias pas deklaratave ku mohonte atësinë e djalit që solli në jetë Sophie Brussaux, aktore në filmat për të rritur. Ai nuk e besonte se Andonis, ishte djali i tij dhe për këtë foli hapur, por pas më shumë se një viti gjithçka ka ndryshuar. Në një intervistë për ‘HBO Series’ ai ka lënë të kuptohet se gjithçka ka mbetur pas krahëve.

“Jam shumë i emocionuar për vogëlushin, pasi dua të jem një baba i mirë. Jam një baba beqar që po përpiqem të komunikoj me një grua, me të cilën kemi kaluar disa gjëra. Unë dua që në të ardhmen t’i tregoj djalit tim se çfarë ndodhi. Dua që ai ta dojë nënën e tij dhe nuk dua që bota të jetë e zemëruar me nënën e tim biri. Pavarësisht se çfarë ndodhi, unë e dua shumë nënën e tim biri dhe dua që kjo energji, të mos ndryshojë kurrë”,-tha ai. Drake i ka dedikuar edhe disa këngë djalit të tij në albumin e fundit.