“PO KALON KOHË TË VËSHTIRË”/ Elgit Doda reflekton mbi muzikën shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
“PO KALON KOHË TË VËSHTIRË”/ Elgit Doda reflekton mbi muzikën shqiptare (FOTO)

“PO KALON KOHË TË VËSHTIRË”/ Elgit Doda reflekton mbi muzikën shqiptare (FOTO)

Elgid Doda është ndër kompozitorët më të talentuar shqiptar, tek i cili “falen” shumë këngëtarë të njohur. Mirëpo siç duket edhe nga postimi në “Instagram”, Elgidi nuk është fort i lumtur me gjendjen aktuale të muzikës në Shqipëri. Duke gjykuar këngët që janë publikuar së fundmi, kompozitori ka dalë në përfundimin se muzika në Shqipëri po kalon një periudhë shumë të vështirë.

“Realisht muzika në Shqipëri, po kalon kohë të vështirë” – shkruan Elgidi.

Nuk dimë të themi me siguri se çfarë nuk i ka pëlqyer Elgidit, por shpresojmë që të jetë duke punuar për ndonjë material të ri, që të nxjerrë muzikën nga kjo situatë.

Kënga e fundit që Elgit Doda publikoi ishte në muajin gusht me titull “A ma fal” dhe numëron rreth 767 mijë klikime në “Youtube”.