KANCERI I GJIRIT/ 20 raste të reja vetëm në Lezhë - AlpeGossip
KANCERI I GJIRIT/ 20 raste të reja vetëm në Lezhë

KANCERI I GJIRIT/ 20 raste të reja vetëm në Lezhë

Këtë vit kanceri i gjirit ka prekur rreth 513 gra dhe vajza nga të cilat 20 vetëm në qytetin e Lezhës. Mjekja onkologe Bardha Gjoni, thotë se ky numër ka pësuar rritje ndërsa më të prekura janë grupmoshat 40 deri në 60 vjeç.

Gjoni: Nuk kemi pasur mosha të reja. Grupmoshat e prekura këtë vit janë nga 40 deri në 60 vjeç.

Me rëndësi është sensibilizimi i grave, të cilat duhet të kontrollohen pasi sic thotë mjekja është më mirë të parandalosh sesa të kurosh.

Gjoni: Kanceri i gjirit nëse zbulohet në kohë është tërësisht i kurueshëm.

Edhe në Lezhë gratë dhe vajzat do të kenë mundësi që përgjatë muajit tetor të përfitojnë shërbimin e mamografisë falas.