”DO I KISHA BËRË ZBOR”/ Valerit i vjen keq që Robert Aliaj nuk do të jetë pjesë e jurisë së ”Dance With Me” – AlpeGossip
”DO I KISHA BËRË ZBOR”/ Valerit i vjen keq që Robert Aliaj nuk do të jetë pjesë e jurisë së ”Dance With Me”

”DO I KISHA BËRË ZBOR”/ Valerit i vjen keq që Robert Aliaj nuk do të jetë pjesë e jurisë së ”Dance With Me”

Valer Kolnikajn, personazhin shumë të komentuar e që tërheq vëmendjen me deklaratat e tij, do e shohim këtë sezon të kërcejë në “Dance with me”. Valeri do të jetë çift me moderatoren Stela Kotri për të cilën në një intervistë për “Panorama plus” shprehet se kërcen shumë mirë.

“Është shumë më shumë se një femër e bukur dhe me fizik të mirë. Është moderatore e zonja dhe ka shumë personalitet, gjithashtu dhe ajo është e realizuar në jetë e familje, pasi ka dy djem të bukur. Jam me fat se është e disiplinuar dhe kërcen shumë mirë”, tha Valeri për Stela Kotrin.

Sa i përket anëtarëve të jurisë, Valerit i vjen keq që këtë sezon nuk do jetë Robert Aliaj.

“Më erdhi keq që nuk është Robert Aliaj, pasi do i kisha bërë “zbor”. Në këtë mënyrë do kisha marrë hakun e konkurrentëve të mëparshëm. (qesh). Por u gëzova, pasi humori i Gentian Zenelajt dhe eleganca e profesionalizmi i primabalerinës shqiptare, Enada Hoxha, janë më në harmoni me bukurinë e sheqerin e Valbona Selimllarit”, u shpreh Valeri.