Ditën e djeshme u zhvillua festivali i ”Emmy Awards”, në të cilin shpërndahen çmime të ndryshme lidhur me industrinë e televizionit. Në të marrin pjesë shumë VIP-a të cilëve çdo vit i kushtohet shumë vëmendje në mënyrën si janë veshur dhe lyer.
Ditën e djeshme në ”Emmy Awards 2019” shumë VIP-e u panë të veshura me një kombinim që ka bërë shumë bujë, e kuqe me rozë. Kur u panë ato kombinime të shumta, njerëzit filluan ta pëlqejnë idenë e të bashkuarit të këtyre dy ngjyrave.
Me shumë mundësi si çdo herë, dhe këtë rradhë ky trend do të fillojë të përhapet me shpejtësi dhe pjesa më e madhe do të fillojnë ta përdorin. Por nëse njerëzit do të kthejnë kokën pas për të thënë se ky stil u përhap nga ”Emmy Awards” do ta kenë gabim.
Kombinimin e të kuqes me rozën e ka veshur Jona Spahiu që para VIP-eve të Hollywood-it. Bukuroshja kishte zgjedhur të vishte një palë pantallona të gjata e të gjera ngjyrë të kuqe, një këmishë me printe në nuancat e rozës dhe një xhaketë rozë me një rrip ”Gucci” në mes. Le të themi se moderatorja jonë bukuroshe paska qenë një hap para të gjithëve. /AlpeGossip.al