KANË TË NJËJTIN MODEL TË RROBAVE SPORTIVE/ Bora hodhi një kunjë rreth personazhit që e ka kopjuar. Mosvallë e ka me Alketën – AlpeGossip
KANË TË NJËJTIN MODEL TË RROBAVE SPORTIVE/ Bora hodhi një kunjë rreth personazhit që e ka kopjuar. Mosvallë e ka me Alketën

KANË TË NJËJTIN MODEL TË RROBAVE SPORTIVE/ Bora hodhi një kunjë rreth personazhit që e ka kopjuar. Mosvallë e ka me Alketën

Bora Zemani ishte e ftuara e parë e “Binjakët” emisioni më i ri i dy vëllezërve simpatikë Donald dhe Romeo Veshaj.

Ndër të tjera ajo u vendos edhe përballë Donaldit në lojën “Të bëftë mirë”, ku i drejtuan njëri-tjetrit pyetje pikante, duke na zbuluar shumë detaje rreth romancës së tyre. (KLIKO)

Mirëpo, ndër të tjera, Donaldi e pyeti partneren e tij “Më thuaj emrin e personazhit që është munduar të kopjojë firmën tënde?”

Fillimisht, moderatorja u mundua të shmangej duke thënë “S’e ka kopjuar njeri. Kush e ka kopjuar?”, teksa aktori këmbënguli sërish: “Po të ka kopjuar pra. Ti e di shumë mirë. Tregohu e sinqertë me njerëzit.

E pas kësaj Bora shtoi: “Gojët e liga thonë që mund të jetë dikush por unë vetë nuk di gjë, kështu që nuk po e them!

Natyrshëm na lindi pyetja se kush mund të jetë personi në fjalë dhe ishte e udhës që të bënim “një vëzhgim” në rrjetet  sociale për të parë se ç’thonë këto “gojët e liga” që përmendi Bora.

Dhe si në llogarinë e saj të Instagramit, si në llogarinë e Donaldit, apo edhe në You Tube pamë vetëm një emër: Alketa Vejsiu, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

Nuk e dimë nëse edhe Bora e ka patur fjalën për Alketën, por të dyja kanë hedhur në treg rroba sportive me firmat përkatëse.

Nëse bëhet fjalë për kopjim apo thjesht ide të ngjashme, pasi siç thotë një fjalë e urtë “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, as këtë s’mund ta themi me siguri.

Megjithatë, Bora e hodhi një super kunjë, për të cilën duhet të presi një reagim sqarues përpara se të dalim në përfundime