“PRISNIN QË UNË TË BËJA SE*S ME GAZIN”/ Revoltohet Meri Shehu: E pështirë – AlpeGossip
“PRISNIN QË UNË TË BËJA SE*S ME GAZIN”/ Revoltohet Meri Shehu: E pështirë

“PRISNIN QË UNË TË BËJA SE*S ME GAZIN”/ Revoltohet Meri Shehu: E pështirë

Meri Shehu, banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP 3 këtë të shtunë ishte shumë e revololtuar me komentet në rrjete sociale për të.

E ftuar në studion e Fan Club, ajo tha se për herë të parë në jetën e saj në 20 vite që punon në televizion nuk kishte dëgjuar komente kaq të pështira.

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë ccfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere. Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri./Top Channel