GRETA KOÇI SAPO “NA BEFASOI”/ Këngëtarja është 27 vjeç por fle me mamin (FOTO) – AlpeGossip
GRETA KOÇI SAPO “NA BEFASOI”/ Këngëtarja është 27 vjeç por fle me mamin (FOTO)

GRETA KOÇI SAPO “NA BEFASOI”/ Këngëtarja është 27 vjeç por fle me mamin (FOTO)

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Greta Koçi ka treguar se natën ka shumë frikë nga errësira dhe gjithmonë mban një dritë ndezur. Por kur sheh ëndrra, situata bëhet edhe më keq, aq sa shkon të flejë me mamin.
“Unë fle në dhomë me Enin. Zakonisht kam shumë frikë natën, edhe kur shkoj në koncerte lë ndezur dritën e korridorit ose tualetit se po s’pata dritë e kam shumë problem. Një natë pashë një ëndërr shumë të keqe. U çova në mes të natës. E zgjova Enin po ajo më tha qepe se po fle gjumë. Turpi botës vajza 27 vjeç ka frikë. Një t’u çuar dhe shkova tek dhoma e mamit dhe babit. ‘O maaa’, thashë unë. ‘Ça ke t’keqen babi? Ke frikë?’, tha babi se e di ai. ‘Hajde fli me mamin se iki unë në sallon’, tha. Kam fjetur me mamin atë natë. Turp pa turp por unë fjeta me mamin”, tregoi Greta.