Kjo është Java e Modës në New York ndërsa ajo që ka rënë më shumë në sy është linja e një dizajneri, i cili ka sjellë një shfaqje novatore me modele transeksuale.
Marco Morante është stilisti i cili shënoi herën e parë në histori ku 34 modele transgjinore u shfaqën me linjën e tij të veshjeve.
Kjo është pasarela e parë në botë ku modelet nuk e mohojnë identitetin e tyre seksual.
“Doja të krijoja një hapësirë për të treguar trupin e një transeksuali. Kjo ishte një mundësi që prania e tyre të jetë e pamohueshme dhe të përforcojë se të jesh transeksual është bukur”, tha stilisti Morante.
Ndër modelet që kaluan në pasarelë ishte ylli i videove në Youtube, Gigi Gorgeous, e cila kishte veshur një minifund metalik me taka shumë të larta dhe një bluzë me rrjetë.
Shumë prej të fturarve, kanë postuar foto në rrjetet sociale me hashtagun #TransIsBeautiful për të përkrahur përfshirjen e tyre në të gjitha sferat e jetës.