FANTASTIKE/ Tre veshjet e Rita Orës që tërhoqën vëmendjen në Paris – AlpeGossip
FANTASTIKE/ Tre veshjet e Rita Orës që tërhoqën vëmendjen në Paris

FANTASTIKE/ Tre veshjet e Rita Orës që tërhoqën vëmendjen në Paris

Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen e fotografëve teksa doli nga hoteli i saj në Paris për të shkuar në sfilatën e Miu Miu ku u prezantua koleksioni Praverë-Verë 2020. Rita shkëlqeu me një fustan të shkurtër krem, të shoqëruar nga një fjongo e zezë në pjesën e përparme.

Veshja u shoqërua me një varëse prej diamanti, syze dhe dorashka lëkure.

Përsa i përket flokëve, këngëtarja preferoi që t’i kapte bisht kaçurrelat natyrale, ndërsa fijet e holla u stiluan në pjesën e ballit.

RITA NË SHOQËRINË E (NGA E MAJTA NË TË DJATHTË) HANA CROSS, YANG CHAOYUE, LACHLAN WATSON, PIXIE GELDOF, ALEXA, RAFFEY CASSIDY, KIERSEY CLEMONS, BEL POWLEY, LILI REINHART DHE GUGU MBATHA-RAW.

Por kjo nuk është veshja e vetme e saj që tërhoqi vëmendje. Së fundmi, Rita u pa rrugëve të Parisit edhe me një fustan të shkurtër vezullues, shoqëruar me çizme me print gjarpri.

Po kështu, Ora zgjodhi sërish të kuqen në një tjetër dalje të sajën. Për të prezantuar bashkëpunimin e saj me Escada-n, ajo preferoi një palë pantallona të gjera saten, kombinuar me këmishë dhe pallto në të njëjtën ngjyrë. Aksesorët si syzet dhe bereta ishin sërish në nuanca të ngjashme, ndërsa vathët bënë përjashtim.