“VETËM ZORRAXHI S’E DUA”/ Sabiani ka vetëm një kërkesë për atë që do të bëhet i dashuri i vajzës së tij! – AlpeGossip
“VETËM ZORRAXHI S’E DUA”/ Sabiani ka vetëm një kërkesë për atë që do të bëhet i dashuri i vajzës së tij!

“VETËM ZORRAXHI S’E DUA”/ Sabiani ka vetëm një kërkesë për atë që do të bëhet i dashuri i vajzës së tij!

Çdo prind ka kërkesat  e tij për dhëndrin ose nusen e ardhshme të fëmijëve të tyre. Dhe Sabiani e ka një të tillë për atë që do të jetë partneri i të bijës, Keisit.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Keisi u shpreh se nuk është në një lidhje. Sabiani e mohoi që ndërhyn në jetën private të vajzës së tij, por një kusht e ka.

“Nuk e kushtëzoj për asgjë. Vetëm zorraxhi nuk dua në shtëpi”, tha këngëtari.

Pavarësisht se u përfol për një romancë mes saj dhe Seldit, dyshja tregoi se mes tyre ka vetëm miqësi. Këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “S’ka dashni” në janar të këtij viti.