Epo kot nuk i thonë PRINC! Zbuloni detajet se sa do të kushtojë dasma e Harry-t të Anglisë dhe “sekretet” e pathëna rreth ceremonisë (FOTO) – AlpeGossip
Epo kot nuk i thonë PRINC! Zbuloni detajet se sa do të kushtojë dasma e Harry-t të Anglisë dhe “sekretet” e pathëna rreth ceremonisë (FOTO)

Epo kot nuk i thonë PRINC! Zbuloni detajet se sa do të kushtojë dasma e Harry-t të Anglisë dhe “sekretet” e pathëna rreth ceremonisë (FOTO)

Fustani, kostumi, restoranti, të ftuarit, muzika, arredimi, ushqimi dhe shumë e shumë halle të tjera që nuk kanë të sosur deri në një moment kur mendojmë për dasmën.

Është ditë e rëndësishme dhe nga ato që mbahet mend për jetë dhe të gjithë mundohen që të arrijnë maksimumin në këto lloj eventesh.

Po një dasëm mbretërore si mund të jetë?

Mesa duket dasma e Princit Harry me Meghan Markle do të shënojë një nivel të ri.

Planifikuesit e dasmave kanë vlerësuar se ceremonia e 19 majit do të arrijë shifrën prej një million euro, ndoshta më shumë. Pagesa për sigurim special e rritë goxha çmimin total.

Megjithatë edhe dasmat me ekstravagante nuk kanë tejkaluar shifrën prej dhjetë milionë euro, kjo sipas Jamie Simon, udhëheqës i kompanisë për evente luksoze.

Gjithashtu është bërë e ditur që çifti do të kenë disa gjëra pa pagesë.

Skanë faj! Me gjithë ata shërbëtorë në dispozicion kushedi sesa do të kënaqen të ftuarit në dasmën e Princit Harry.