“PO JETOJ ËNDRRËN”/ Ish-banori i “Big Brother Albania” do të bëhet baba për herë të parë – AlpeGossip
“PO JETOJ ËNDRRËN”/ Ish-banori i “Big Brother Albania” do të bëhet baba për herë të parë

“PO JETOJ ËNDRRËN”/ Ish-banori i “Big Brother Albania” do të bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i “Big Brother Albania 9”, Ervin Zyfi vitin e kaluar i dha fund beqarisë me drejtoreshën e Burimeve Njerëzore. Çifti jeton në SHBA ku ka nisur një jetë të re dhe “Panorama plus” bën të ditur se tani ata po presin fëmijën e tyre të parë.

“Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës ishte fëmija. Jo pa qëllim morëm shtëpi me shumë hapësirë, pasi kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë dhe kur të vijë momenti duhet të ishim të përgatitur”, ka treguar Ervini.

Për jetën e re në SHBA, ish-banori është shprehur: “Jetë e re, status i ri. Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA dhe mund ta them që fillimi ishte i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit që kam në krah një person të mrekullueshëm!”

“Unë jetoj në New Jersey dhe sa dal nga shtëpia, përballë kam një pamje të mrekullueshme të Manhattan. Ky është një lloj frymëzimi për të filluar ditën. Punoj e jetoj mirë. Ëndrra amerikane thonë se është një jetë më e mirë, më i pasur dhe më i plotësuar. Unë i kam të gjitha këto dhe mund të themi që po e jetoj këtë ëndërr”.

Burimi: Panorama plus