DUKURIA E PAZAKONTË/ Luanët mbysin mbi 400 buallë duke i ndjekur në lumë – AlpeGossip
DUKURIA E PAZAKONTË/ Luanët mbysin mbi 400 buallë duke i ndjekur në lumë

DUKURIA E PAZAKONTË/ Luanët mbysin mbi 400 buallë duke i ndjekur në lumë

Më shumë se 400 buallë janë mbytur në një lumë në Bostwana këtë javë. Buallët besohet se u mbytën në përpjekje për t’i shpëtuar luanëve.

Mbytja masive ndodhi në lumin Chobe pranë kufirit me Namibinë.

Nga hetimet paraprake një tufë jashtëzakonisht e madhe buallësh ishin duke kullotur në Namibi kur u futën me shpejtësi në lumin Chobe, raportoi Ministria e Mjedisit e Botsvanës.

“Mendohet se ata u ndoqën nga një tufë luanësh,”-tha Ministria. “Është vlerësuar se më shumë se 400 kafshë u mbytën për shkak se buallët shkelën njëri-tjetrin në përpjekje për të shpëtuar dhe u rrëzuan në brigjet e lumit. 

Trupat e kafshëve janë larguar kryesisht, shumica janë mbledhur nga anëtarët e komunitetit që jetojnë përgjatë lumit në Namibi. Kjo nuk është një dukuri e pazakontë pasi mbytjet masive kanë ndodhur më parë në lumin Chobe, sidomos jashtë Sedudu Island”.

Mediat namibiane raportuan se incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës.