“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Surpriza e Herës për Rezartën do t’ju ëmbëlsojë mëngjesin (FOTO) – AlpeGossip
“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Surpriza e Herës për Rezartën do t’ju ëmbëlsojë mëngjesin (FOTO)

“DHURATA MË E SHTRENJTË”/ Surpriza e Herës për Rezartën do t’ju ëmbëlsojë mëngjesin (FOTO)

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka ardhur në qendër të vëmendjes së portaleve duke u përfolur për shtatzëninë e saj, lajm të cilin ditën e djeshme e mohoi njëherë e mirë.

Këngëtarja tregoi se nuk ka në plan një shtatzëni të dytë dhe në postimet e shumta në Instagram ka treguar se momentalisht është tepër e lumtur me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, Herën.

Së fundmi, Hera e ka suprizuar mamanë e saj me një dhuratë shumë të ëmbël, e cila e ka prekur këngëtaren. Ajo ka vizatuar dy prindërit e saj me kurorë në kokë dhe i ka rrethuar me një zemër, vizatim të cilin Rezarta e ka publikuar në Instastory.

“A ka dhuratë më të shtrenjtë?”- shkruan ajo krahas videos ku Hera tregon me gisht vizatimin.