TRËNDAFILA DHE…/ Detaji në foton e Oriola Marashit po na bën të mendojmë se pushimet po i kalon në çift – AlpeGossip
TRËNDAFILA DHE…/ Detaji në foton e Oriola Marashit po na bën të mendojmë se pushimet po i kalon në çift

TRËNDAFILA DHE…/ Detaji në foton e Oriola Marashit po na bën të mendojmë se pushimet po i kalon në çift

Jeta private e vajzave të njohura shqiptare është shumë e komentuar. Këtu nuk bën përjashtim as modelja Oriola Marashi e cila shpesh herë është aluduar për lidhje romantike me personazhe të njohur.

Së fundmi ka qarkulluar një foto e modeles me ish-futbollistin e kombëtares, Eros Grezda, të kapur për dore duke pozuar për një foto.

Pas bërjes publike të kësaj fotoje Oriola postonte në “story” trëndafilat dhe dhuratat e shumta që merrte duke mos treguar asnjëherë personin që po e surprizon, duke na lënë të mendojmë se mund të ishte Grezda.

Ditën e djeshme modelja ka vendosur të udhëtojë drejt Vjenës aty ku duket se po ia kalon mjaft mirë. Trëndafilat rozë kanë qënë dhurata që Oriola ka marrë nga personi me të cilin po udhëton, madje na i ka treguar ato në disa postime të bëra në “Instagram”.

Mirëpo duket se fansave nuk iu shpëton asgjë. Në redaksinë e “News31” ka mbërritur një foto e Oriolës ku shihet teksa pozon për kamerën.

Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme, por nëse shihet me detaje në krahun e djathtë të modeles është një portofol për burra çka ngre dyshime se Oriola mund të jetë në pushime me të dashurin… mbase me Eros Grezdën./News31.al