Pasi e AKUZOI se e pengoi të bënte karrierë, Drilon Hoxha tregon si reagoi Agron Llakaj: Ai nuk më… – AlpeGossip
Pasi e AKUZOI se e pengoi të bënte karrierë, Drilon Hoxha tregon si reagoi Agron Llakaj: Ai nuk më…

Pasi e AKUZOI se e pengoi të bënte karrierë, Drilon Hoxha tregon si reagoi Agron Llakaj: Ai nuk më…

Në dhjetor të vitit të kaluar bëri bujë në media deklarata e aktorit të njohur shqiptar, Drilon Hoxha i cili i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, la të kuptohej se Agron Llakaja e ka penguar të vijojë karrierën në “Portokalli”.

“Kisha qejf të futesha në ‘Portokalli’, por ka qenë një koleg i yti dhe i imi përpara që drejtonte, që s’po e themi me emër, dhe u ankua: ”Pse ky bën rolet e mia, çojeni deri në gjysmëfinale. Ky zotëria na kërkoi një gjë më të madhe duke thënë po s’e bëri ai, Berisha nuk bëhej fare. Unë Berishën e bëra për qejf, nuk kisha menduar që të haja bukë nesër me atë rol”, u shpreh Driloni.

Edhe pse aktori nuk përmente emra, mediat shkruajtën se bëhej fjalë për Agron Llakaj, por i ftuar në “Një kat më lart”, sot Driloni ka sqaruar si qëndron e vërteta.

“Nuk thashë Agroni, unë s’kam asgjë me Agronin. Dikush ka qenë brenda, nuk e di kush është ky dikushi, por është një njeri i brendshëm që ma tha. Unë madje isha fans i Agronit. Por nuk e di saktë kush ka qenë. Unë thjesht kam shkuar për të bërë disa imitime për të parë a bëj për këtë punë. Ndoshta mund të ketë qenë ai ndoshta dikush tjetër”, u shpreh Driloni.

I pyetur si ka reaguar Agroni pas kësaj, Driloni u shpreh se prej tij nuk i ka ardhur asnjë mesazh dhe nuk beson se Agroni e ka parë me atë sy.