“SHPIRTI IM BINJAK…”/ Afërdita Dreshaj surprizon bashkëshortin për ditëlindje – AlpeGossip
“SHPIRTI IM BINJAK…”/ Afërdita Dreshaj surprizon bashkëshortin për ditëlindje

“SHPIRTI IM BINJAK…”/ Afërdita Dreshaj surprizon bashkëshortin për ditëlindje

Modelja Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl janë padyshim një nga çiftet më të komentuar prej disa vitesh. Çifti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çdo herë shfaqen shumë të dashuruar e nuk mungojnë deklaratat romantike apo dhuratat e surprizat që i bëjnë njëri-tjetrit.

Sot hokeisti çek, Jakub Kindl ka ditëlindjen dhe mbush 33 vjeç. Çifti aktualisht ndodhet në Dubai, nga ku Afërdita ka postuar një foto gjatë vizitës në shkretëtirë dhe i ka bërë një dedikim.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, miku im i ngushtë, shpirti im binjak. Të dua”, shkruan Afërdita.

Kujtojmë që Afërdita dhe Jakub u martuan dy vite më parë me një dasmë me VIP-a.