“EDHE PSE JAM E LODHUR…”/ Jeta si në një përrallë e Olta Gixharit, nga Amar e deri tek karriera – AlpeGossip
“EDHE PSE JAM E LODHUR…”/ Jeta si në një përrallë e Olta Gixharit, nga Amar e deri tek karriera

“EDHE PSE JAM E LODHUR…”/ Jeta si në një përrallë e Olta Gixharit, nga Amar e deri tek karriera

Në muajin gusht të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë.

Megjithëse është gjatë gjithë kohës me partnerin, Olta nuk na e ka treguar asnjëherë portretin e tij, të cilin preferon ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Në rrjete sociale, ajo përpiqet të tregohet sa më e rezervuar me jetën private, pavarësisht se ndan shpesh me ndjekësit detaje të përditshmërisë së saj.

Megjithatë, në një intervistë për “Pardon my french”, Olta foli për mëmësinë, jetën bashkëshortore dhe karrierën.

“Jeta ime është bërë më e bukur pas ardhjes së Amarit. Edhe pse jam e lodhur dhe kam ato frikërat e mia, edhe pse jam kthyer prej ditësh dhe po jetoj në bllok dhe ende nuk kam pirë kafe në bllok po e shijoj shumë djalin”- tregoi aktorja.

Olta tregoi se dëshiron që Amar t’i ngjajë të atit. Por ajo vazhdoi t’i mëshojë idesë që s’do ta tregojë kurrë partnerin, por vetëm na tregon se është shumë i bukur.

Aktorja rrëfeu se ardhja në jetë e Amarit ndodhi në një moment kur bota ndali dhe ishte periudha e saj më e mirë për t’ju dedikuar tërësisht djalit, ndaj s’ju desh të hiqte dorë nga ndonjë projekt.

Megjithatë, ajo synon që në të ardhmen të rikthehet sërish me projekte të reja, për të cilat mbetet të presim akoma