Bujar Qamili e pranon HAPUR: Bashkëpunimi me Luana Vjollcën më RREZIKOI martesën – AlpeGossip
Bujar Qamili e pranon HAPUR: Bashkëpunimi me Luana Vjollcën më RREZIKOI martesën

Bujar Qamili e pranon HAPUR: Bashkëpunimi me Luana Vjollcën më RREZIKOI martesën

“Mi dhe flakë mallit tim” ishte kënga me ritme popullore që bëri bashkë këngëtarin Bujar Qamili dhe Luana Vjollcën. Këngët hit ndër vite e këngëtarit shkodran, u risoll në versionin remix së bashku me Luanën dhe u prit mirë nga fansat dhe rregjistron 7 milionë klikime në “Youtube”.

Mirëpo ky bashkëpunim ka vënë në rrezik edhe martesën e këngëtarit shkodran, pasi e shoqja paska shfaqur shenja xhelozie. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, Bujar Qamili tregon se disa ditë pas publikimit të “Mi dhe flakë mallit tim”, bashkëshortja e tij ndryshoi sjelljen kundrejt tij.

“Ditët e para që doli kënga pata pak vështirësi me gruan se u bë xheloze. Por e zgjidhëm shpejt” – u shpreh këngëtari.

Luana dukej rrëzëllitëse në klip, e veshur me një “crop top” ngjyrë të verdhë dhe një fund të gjatë në ngjyrë jeshile, ku sigurisht ekspozohen këmbët e saj të gjata.