DETAJI i përbashkët në klipet e verës së këngëtarëve, nga veshja si “militantët e ISIS” deri tek… (VIDEO) – AlpeGossip
DETAJI i përbashkët në klipet e verës së këngëtarëve, nga veshja si “militantët e ISIS” deri tek… (VIDEO)

DETAJI i përbashkët në klipet e verës së këngëtarëve, nga veshja si “militantët e ISIS” deri tek… (VIDEO)

Vera është një nga stinët në të cilën këngëtarët sjellin sa më shumë këngë të reja në mënyrë që edhe koncertet të jenë të shumta. Shumica e këngëve shoqërohen me videoklip edhe pse në kohët e fundit imagjinata për të bërë diçka ndryshe nga shumica është shumë e vakët dhe të paktë janë artistët që arrijnë të surprizojnë në 3 minuta të këngës.

E mbani mend zhurmën që u bë në media për xhirimin e klipit “A do si kjo” nga Ronela Hajati? Të shumta ishin polemikat në media për shkak të veshjeve që figurantët përdorën gjatë xhirimeve të klipit, të cilat shumëkush i ngatërruan me veshje që përdoren nga anëtarë të ISIS. Ditën që Ronela Xhiroi klipin policia blindoi vendin pas disa denoncimeve se disa persona ishin veshur me të zeza. Kjo histori tërhoqi dhe vëmendjen e mediave të huaja madje si “DailyMail”. Në polici vërshuan thirrje të shumta për të denoncuar “praninë e njerëzve të veshur si militantët e ISIS.

Por duket se kjo ide e Ronelës e 3 viteve më parë është rikthyer së fundmi në klipet e disa këngëtarëve të tjerë, projekte këto të publikuara së fundmi.

Kida pak javë më parë ka publikuar klipin e saj më të ri “Mas” në të cilën edhe ajo shfaqet e shoqëruar nga vajza të cilat kanë të mbuluar fytyrën me shami. Pothuajse në shumicën e skenave të gjitha shoqërueset kanë të mbuluar fytyrën.

Po të njëjtën ide ka përdorur edhe Ermal Fejzullahu dhe reperi Kidda në klipin e tyre m të ri “Flake” ku nuk mungojnë vajzat të veshura seksi por me fytyrën e mbuluar.

Duket se trendi i kësaj vere qenka pikërisht ky; që figurantet e çdo klipi të kenë fytyrën e mbuluar me shami./Blitz.al/