Motra modele e Dren & Art Abazit i hyn moderimit, i besohet emisioni me 12 personazhe të famshëm - AlpeGossip
Motra modele e Dren & Art Abazit i hyn moderimit, i besohet emisioni me 12 personazhe të famshëm

Motra modele e Dren & Art Abazit i hyn moderimit, i besohet emisioni me 12 personazhe të famshëm

Së fundi, qarkulloi lajmi se Angela Martini do të kthehet në Shqipëri për të moderuar një emision të ri në “Top Channel” me persona të famshëm, që bëjnë karrierë jashtë vendit.

Por e vërteta është që Angela do të jetë vetëm një nga 12 të ftuarat VIP, personazhe shqiptare që kanë bërë karrierë nëpër botë, pasi programi do të prezantohet nga modelja kosovare, Rina Abazi, e cila është motra modele e dy këngëtarëve të njohur, Dren dhe Art Abazi.

Lajmin e bëri të ditur për “Panorama Plus” producenti i projektit, fotografi i njohur Artan Korenica. Programi pritet të nisë shpejt me titull “Top of The Top”. E ftuar në këtë format të ri me 12 seri, do të jetë edhe modelja, Emina Cunmulaj, e cila për momentin jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emisioni do të zgjasë plot 12 javë, në të cilin do të rrëfehen histori të paimagjinueshme suksesi të vajzave të bukura, të cilat do të prezantohen nga vajza me buzëqeshjen e bukur, Rina. Në Shqipëri nuk njihet ende, por në Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ajo preferohet nga fotografët e stilistët si një nga modelet me bukurinë origjinale, e cila ka pozuar për sete fotosh artistike e marka të njohura ndërkombëtare.

Ndërkohë që fotografi dhe producenti i programit të ri, Korenica, ka realizuar set fotosh prezantimi për secilin personazh dhe po ashtu edhe me vetë moderatoren, Rinën. Për “Panorama Plus” ai tregon detaje nga ky spektakël i ri, për të cilin ende nuk është thënë një datë e saktë se kur nis transmetimin në ekranin e “Top Channel”.

“Jemi duke përgatitur 12 emisione me 12 personazhe VIP nëpër botë, që do të prezantohet nga Rina Abazi. Sa i përket Angela Martinit, ajo është njëra nga protagonistet e 12 VIP-ve dhe jo prezantuesja, siç u fol në media. Sa i përket photoshoot-it të realizuar posaçërisht me 12 personazhet, mund të them se photoshoot-i është pjese e konceptit të emisionit. Unë e kam shoqe të mirë Angelën dhe kjo nuk është hera e parë që punojmë bashkë. Është super kënaqësi të punosh me një super modele si ajo, sidomos në këtë rast ku unë jam producenti i projektit të ri televiziv në ‘Top Channel’”, tha ai.

Ndërkohë, deri tani është zbuluar edhe emri i modeles tjetër, Emina Çunmulaj, si pjesëmarrëse në këtë program, kurse dhjetë emrat e tjerë do të mbeten surprizë për pak kohë. Le të shohim se kush do të jenë ata dhe si do të jetë Rina Abazi si prezantuese, motra e përkëdhelur e dy vëllezërve të njohur këngëtarë, Dren dhe Art Abazi, të cilës i besohet një projekt kaq i madh.