DONI GRIM NATYRAL? Bobbi Brown, legjenda e ktij makeup-i ka 10 këshilla për ju – AlpeGossip
DONI GRIM NATYRAL? Bobbi Brown, legjenda e ktij makeup-i ka 10 këshilla për ju

DONI GRIM NATYRAL? Bobbi Brown, legjenda e ktij makeup-i ka 10 këshilla për ju

Artistja e grimit Bobbi Brown ka vite që sugjeron grim natyral. Në vitet ’80, kur të gjithë i mëshonin toneve shumëngjyrëshe dhe konturimit të theksuar, Bobbi Brown kërkonte thjeshtësinë. “Më kujtohet seti i parë fotografik. Punova me një modele të bukur dhe e bëra të dukej e nxirë dhe e bronzuar. Ia tregova një prej grimierëve më të njohur të kohës dhe më tha se s’do të më merrte kush në punë me këtë lloj grimi. Duhet të bëja ç’bënin të tjerët,” tha ajo në një intervistë me W Magazine. Sot e kësaj dite, vizioni i saj është më i kërkuari. Bobbi Brown publikoi librin e saj të nëntë, titulluar “Beauty From The Inside Out”, ku shpjegon fuqinë e bukurisë dhe ofron këshilla mbi gjithçka duke nisur nga ushqyerja e deri tek vetëbesimi.

1.Si të gjeni fondatinën që ju përshtatet me ngjyrën e lëkurës: “Mbi lëkurë të pastër, aplikoni tre tonalitete të ndryshme fondatinash që i përafrohen ngjyrës suaj natyrale. Kontrollojini si duken në dritë natyrale dhe zgjidhni atë që shpërhapet më mirë në lëkurën tuaj.”

2. Si të përdorni një korrektor për njollat: “Mos përdorni kurrë të njëjtin korrektor për pjesën poshtë syve dhe për njollat që mund të keni në fytyrë. Korrektori për poshtë syve është një tonalitet më i çelët se lëkura juaj dhe nëse e përdorni nëpër njolla, do të nxjerrë në pah atë që doni të fshihni. Përdorni një korrektor të posaçëm për njolla dhe puçrra.”

3. Si të gjeni pudrën e duhur: “Për shumicën e njerëzve, një pudër me tone të verdha fsheh skuqjen e lëkurës dhe e ngroh fytyrën. Zgjidhni një ngjyrë që është identike me ngjyrën tuaj të lëkurës. Nëse keni fytyrë të yndyrshme, pudra mund të errësohet me kalimin e kohës, kështu që merrni një tonalitet më të çelët.”

4. Si të zgjidhni bronzerin e duhur: “Bronzeri mund të jetë i lëngët, xhel ose pudër. Një bronzer mat aplikohet lehtësisht dhe funksionon si për grim dite, ashtu edhe për nate. Një bronzer me shkëlqim është ideal për grim mbrëmjeje. Formulat xhel kanë ngjyrë më të pasur.”

5. Si të gjeni blush-in e përditshëm: “Rekomandohet një ngjyrë që ngjason me ngjyrën që marrin faqet kur skuqen në të vërtetë. Një rozë e ndezur ose një koral i këndshëm shkon me çdo bronzer dhe e ruan ngjyrën për gjatë.”

6. Si të shtresëzoni penel: “Me penele të ndryshme arrini rezultate të ndryshme. Testoni dhe shihni ç’ju pëlqen. Një laps i hollë, pasuar me një pudër të thatë krijon një linjë të butë, të zbehtë. Peneli xhel aplikuar mbi laps dhe pudër krijon një look më intensiv dhe të jetëgjatë.”

7. Si të përdorni tonet e syve si penel: “Tonet e errëta mund të përdoren fare mirë si penel duke përdorur një furçë të njomë.”

8. Si të aplikoni rimel të pacen: “Gjithmonë aplikoni rimel në qerpikët e sipërm fillimisht. Aplikoni një ose dy shtresa për qerpikë natyralë. Nëse doni më shumë volum, aplikoni një të tretë. Qerpikët e poshtëm kanë nevojë vetëm për një shtresë.”

9. Si të keni vetulla perfekte, gjithmonë: “Hiqni qimet e tepërta dhe ndiqni formën natyrale të vetullave. Mos hiqni më shumë se ç’duhet, vetullat e holla s’i shkojnë askujt. Nëse mundeni, kërkoni ndihmën e një profesionisti që t’ju mësojë cila është forma ideale e vetullave tuaja dhe kujdesuni vetë rregullisht.”

10. Si të gjeni buzëkuqin ideal: “Për të gjetur buzëkuqin nude për përdorim të përditshëm, kërkoni dyqaneve pa pikë grimi në fytyrë. Kafshoni buzët dhe më pas përpiquni të gjeni një ngjyrë që ngjason me buzët tuaja. Ngjyra e duhur do të zbardhë lëkurën dhe do t’i bëjë sytë të duken më të shkëlqyeshëm. Është gjithçka që ju duhet.”