Këngëtarja Xheisara ka humbur të atin. Lajmin e dhimshëm e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale. Me një foto me të atin ku të dy shfaqen të buzëqeshur, Xheisara shkruan me trishtim:
Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte dita të shkruaja këto fjalë për ty gjysma ime më e mirë. Sot me mbylljen e syve të tu u shua dhe gjysma e shpirtit tim.
Në fund, Xheisara e ka mbyllur duke falënderuar miqtë dhe dashamirësit që i janë gjendur pranë në këto momente kaq të vështira për të.













