DIKUR TENTOI VETËVRASJEN/ Veprimi human që bëri Xhemi Shehu për sanitaren e “Top Channel” – AlpeGossip
DIKUR TENTOI VETËVRASJEN/ Veprimi human që bëri Xhemi Shehu për sanitaren e “Top Channel”

DIKUR TENTOI VETËVRASJEN/ Veprimi human që bëri Xhemi Shehu për sanitaren e “Top Channel”

Këtë të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, u bë publike historia e Antonetës, sanitares që punon në “Top Channel.”

Pas divorcit, e vetme kishte rritur tre vajzat e saj dhe ishte detyruar t`i çonte për katër vite në Shtëpinë e Fëmijës, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Madje kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

Pas katër vitesh i rimori vajzat, por sërish ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Si u zbulua kjo histori nga moderatorja Arbana Osmani?

“Një ditë isha në ashensor me Xhemin. Isha e sëmurë dhe me temperaturë. Xhemi më tha: Pse nuk vizitohesh? Nuk kam i thashë, s’e përballoj dot”, rrëfeu Antoneta.

Në vijim Arbana tha: “Sapo doli nga ashensori, Xhemi më telefonoi mua dhe më tha: Ç`mund të bëjmë për këtë zonjë? Unë me thënë të drejtën nuk të njihja.”

Ndërkohë me ndërmjetësimin e emisionit, u bë e mundur që Antonetës t’i ndryshonte jeta. Drejtori i një kompanie pijesh energjike, i premtoi asaj se pas një muaji do të ketë në duar çelësin e një shtëpie të re.