Stormy Danels nuk është më e martuar. Kështu sipas një arresti të policisë, i cili e liston atë si beqare.
Daniels ishte martuar me Glendon Miller Crain në janarin e vitit 2015 derisa nuk është raportuar më parë për ndarje mes çiftit.
Sipas raportit të policisë e cila e arrestoi, Daniels më nuk është e martuar.
Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u arrestua të enjten herët në mëngjes në një klub striptizmi në shtetin verilindor të Ohajos.
Avokati i Danielsit tha se kërcimtarja ekzotike akuzohet se i ka lënë klientët ta prekin, në kundërshtim me ligjin e shtetit të Ohajos. Avokati Michael Avenatti i tha agjencisë Associated Press se disa klientë e prekën atë në mënyrë jo-seksuale.
Akuzat ndaj saj ranë shpejt dhe ajo u lirua.
Ajo e ka hedhur në gjyq presidentin Trump dhe ish-avokatin e tij, Michael Cohen, dhe ka kërkuar zhvlerësimin e një marrëveshjeje për mos dhënie informacionesh, të cilën ajo e nënshkroi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.