RRËFEN PËR JETËN E SAJ PRIVATE/ Klaudia Pepa: Në shtëpi nuk jam vetëm, por me… (FOTO) – AlpeGossip
RRËFEN PËR JETËN E SAJ PRIVATE/ Klaudia Pepa: Në shtëpi nuk jam vetëm, por me… (FOTO)

RRËFEN PËR JETËN E SAJ PRIVATE/ Klaudia Pepa: Në shtëpi nuk jam vetëm, por me… (FOTO)

Balerina shqiptare shumë e suksesshme dhe me famë në Itali, Klaudia Pepa ishte sot në një lidhje live me emisionin “Rudina”, nga shtëpia e saj ku tregoi si po e kalon vetëizolimin. Klaudia u shpreh se i mungon shumë familja e saj në Shqipëri dhe qëndron gjatë gjithë ditës në kontakt me ta. Moderatorja Rudina Magjistari u ndal pak edhe tek jeta private e Klaudias duke e pyetur se me kë ndodhet në shtëpi.

“Nuk jam vetëm, por me dy qenushat e mi”, u përgjigj Klaudia. Ndërsa Rudina e pyeti edhe për fotot me trëndafila që balerina poston në Instagram. Klaudia sqaroi se fotot ashtu si çdo influencuese i bën për Instagram dhe nuk ka asgjë më shumë për të aluduar.

Sa i përket anës profesionale, Klaudia u shpreh se mezi po pret që kjo situatë të mbarojë që t’i rikthehet punës, mësimit që jep në shkollat e baletit në Itali dhe programit “La repubblica delle donne”. Balerina dha gjithashtu një lajm të trishtë për prezantuesin Piero Chiambretti me të cilin ajo bashkëpunon për emisionin “La repubblica delle donne”.

“Para disa ditësh morëm vesh një lajm shumë të hidhur që Piero bashkë me mamanë e tij kishin dalë pozitiv me koronavirus. Piero tani është mirë, po mbahet nën vëzhgim ndërsa mamaja e tij nuk ia doli dot”, tregoi Klaudia.