As Ledioni dhe as Arbana: E gjeni dot kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”? (FOTO) – AlpeGossip
As Ledioni dhe as Arbana: E gjeni dot kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”? (FOTO)

As Ledioni dhe as Arbana: E gjeni dot kush do ta prezantojë “Big Brother VIP”? (FOTO)

Formati më i ri i “Big Brother” me konkurrentë personazhe të njohur shqiptarë, do të nisë shumë shpejt në “Top Channel”.

Deri më sot dihej se ky format do të prezantohej nga Ledion Liço duke qenë se ai ishte ndër të parët që publikoi spotin e “Big Brother VIP”.

Por nëpër portale po qarkullojnë lajme se formatin e ri do ta drejtoj Luana Vjollca e cila tashmë e ka përfunduar emisionin e saj “Shiko kush Luan”.

Pak ditë më parë Luana dhe Lori Hoxha u takuan dhe e dokumentuan takimin me një foto të përbashkët si për të thënë se një projekt të ri do të vijë shumë shpejt.

Kjo do të ishte hera e parë që Luana do të drejtojë një format të tillë dhe do të sillte një bum shikimesh. Gjithësesi, AlpeNews.al u interesua rreth këtij lajmi dhe burime pranë TopChannel bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk është vendosur akoma. Pra do të presim derisa të nis spektakli për të marrë vesh se kush do ta drejtojë “Big Brother Vip”./AlpeNews.al