“Dua të puth vajza, të pi verë dhe…”, si e justifikon Rita Ora biseksualitetin e saj – AlpeGossip
“Dua të puth vajza, të pi verë dhe…”, si e justifikon Rita Ora biseksualitetin e saj

“Dua të puth vajza, të pi verë dhe…”, si e justifikon Rita Ora biseksualitetin e saj

Rita Ora ka kërkuar ndjesë pas kritikave mbi këngën e saj “Girls”, nga disa muzikantë LGBT.

Këngëtarët, mes të cilëve Kehlani dhe Hayley Kiyo, thanë se lirika e këngës është e dëmshme dhe akuzuan për shfrytëzim të biseksualitetit. Në ndjesën e saj, Rita thotë: Unë asnjëherë nuk do t’i shkaktoja qëllimisht dëm personave LGBT apo kujtdo tjetër. Unë kam qenë kontribuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe gjithnjë do të jem, tha ajo.

Kënga, në të cilën shfaqen Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, është kritikuar nga ata që besojnë se ajo nënvlerëson marrëdhëniet mes të njëjtit seks. Vargu që ka ndezur polemikat thotë: Ndonjëherë, unë vetëm dua të puth vajza, të pi verë të kuqe dhe të puth vajza…

Në një postim në tuiter, rita ka thënë se kënga përfaqëson të vërtetën e saj. “Unë kam pasur marrëdhënie romantike me femra dhe meshkuj në jetën time, dhe ky është udhëtimi im personal”, shkruan ajo.

Më herët, ajo i kish thënë revistës “People’ se donte që kënga të ishte një himn për biseksualët, por kish qenë më pak e qartë kur ishte pyetur nëse edhe vetë ajo ishte biseksuale.

“Nëse njerëzit e shohin në këtë mënyrë, është diçka shumë mendjengushtë dhe unë nuk mendoj se kënga ka të bëjë me këtë. Unë nuk mendoj madje se kjo është e rëndësishme”,- tha ajo.