SHUMË PRANË DASMËS!/ Justin Bieber bën hapin e rëndësishëm – AlpeGossip
SHUMË PRANË DASMËS!/ Justin Bieber bën hapin e rëndësishëm

SHUMË PRANË DASMËS!/ Justin Bieber bën hapin e rëndësishëm

Vetëm pak ditë më parë mediat në mbarë botën u pushtuan nga lajmi se Justin Bieber dhe e dashura e tij, Hailey Baldwin ishin martuar me një dasmë sekrete.

Mirëpo këto thashetheme nuk zgjatën shumë pasi u hodhën poshtë nga modelja e njohur nëpërmjet një postimi në Twitter, ku na tregonte se dasma nuk kishte ndodhur ende.

Ndërkohë një veprim që ka bërë së fundmi Justin na ka lënë të kuptojmë se dasma do të vijë shumë shpejt. Mësohet se këngëtari me origjinë nga Ontario ka aplikuar për nënshtetësinë amerikane. Një veprim ky që me siguri i nevojitet për të bërë celebrimin në New York.

Burime pranë çifitit kanë zbuluar se dasma fillimisht do të mbahet në kishë dhe më pas së bashku me të ftuarit ata do të festojnë në super vilën që Justin ka blerë së fundmi.