U tallën keq me Gjikon, por me këtë mesazh Blunt dhe Real i vënë vulën gjithçkaje – AlpeGossip
U tallën keq me Gjikon, por me këtë mesazh Blunt dhe Real i vënë vulën gjithçkaje

U tallën keq me Gjikon, por me këtë mesazh Blunt dhe Real i vënë vulën gjithçkaje

Sherri mes tyre ka disa muaj që ka filluar, por reperët Blunt and Real duket se nuk kanë ndërmend ta lënë Gjikon të qetë. Ata kanë publikuar disa video në profilin e tyre në Instagram, ku tallen keq me reperin.

Këto video janë shpërndarë me shpejtësi të madhe në rrjet, duke u komentuar mjaft nga fansat e të dyja palëve. Mirëpo pas bujës së madhe të sherrit, duket se Blunt dhe Real kanë marrë vendimin e rëndësishëm.

Në një video në Instastory, reperi Real 1 ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se nuk do të merren më me Gjikon.
“Përsa i përket Gjikos, me ty nuk merrem më.”- ka thënë reperi, duke i dhënë njëherë e mirë fund sherrit mes tyre.