Enca na prezantoi pasaportën e saj të re dhe qëllimi ishte të na tregonte foton, meqë i kishte fshehur të dhënat e saj. Dhe me të drejtë se dikush mund të abuzojë me to. Gjithçka duket mirë në foton e saj prej së largu. Se këto fotot e pasaportave dhe kartave biometrike na nxjerrin të shëmtuarit e botës. Flokët duhen prapa veshit dhe syzet duhen hequr për të qenë sa më origjinalë. Origjinalë thamë? Tek Enca nuk është gjithçka origjinale dhe nuk e kemi fjalën për thonjtë e gjelbër, plastikë, me dizenjo leopardi se ata
fatmirësisht nuk dalin në foto. Po për qerpikët.
Ja, pikërisht aty na mbetën sytë. Po me shumë mundësi ky nuk është thjesht rasti i vetëm. Vajzat vdesin për qerpikë të tillë dhe mbase Enca ka harruar fare që i ka pasur në sy kur ka dalë foto. Kështu që kushedi se sa të tjera foto pasaportash do ketë me gjëra false. Vetëm se jo të gjitha i nxjerrin në Instagram. Se mbase s`kanë dalë aq bukur.