KENI PROVUAR NDONJËHERË VERË BLU? Ja ku mund ta pini - AlpeGossip
KENI PROVUAR NDONJËHERË VERË BLU? Ja ku mund ta pini

KENI PROVUAR NDONJËHERË VERË BLU? Ja ku mund ta pini

Pesë vite më parë, një grup studentësh të Universitetit të Barcelonës vendosën të bënin diçka për të shkundur një sektor, çdo sektor, por me preferenca për ushqimin apo pijet. Sidoqoftë, ata zgjodhën më tradicionalen e të gjithave dhe krijuan “verën blu”, duke sjellë një risi në një industri shumë konservatore.

Ata shitën 30 mijë shishe vitin e parë dhe iu afruan numrit 500 mijë në vitin 2017. Tani, ata eksportojnë në 21 shtete, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë vendin e parë, dhe me Francën dashamirëse të verës në të dytin.

“Ne e kuptojmë se, për shumë njerëz, vera është diçka e shenjtë që nuk duhet të ndryshojë. Por, neve na pëlqen t’i ndryshojmë gjërat dhe nuk kemi frikë të provojmë”, tha një prej studentëve.

Vetëm një shikim mbi një gotë me verë blu mjafton për t’i trazuar somelierët, shijuesit e verës. Një blu elektrike, vera “Gik Blue” prodhohet bazuar në procesin tradicional. Përzihet shumë verë e bardhë, me një sasi më të vogël verë të kuqe dhe pak musht.

Ngjyra blu sigurohet përmes një përzierjeje të natyrës dhe teknologjisë, duke përdorur dy pigmente që gjenden në lëkurën e rrushit të kuq dhe atij të bardhë. Kompania, sidoqoftë nuk tregon më shumë sesa kaq, e thotë se bëhet fjalë për një sekret industrial.