JEMI NË MUAJIN E TYRE/ Ja karakteristikat fizike të shenjës së virgjëreshës - AlpeGossip
JEMI NË MUAJIN E TYRE/ Ja karakteristikat fizike të shenjës së virgjëreshës

JEMI NË MUAJIN E TYRE/ Ja karakteristikat fizike të shenjës së virgjëreshës

Jemi në sezonin e Virgjëreshave që prej 23 gushtit dhe tani më shumë se kurrë është koha për të folur rreth kësaj shenje të zodiakut. Si mund ta dallojmë një njeri të kësaj shenje? Cilat janë karakteristikat e veçanta të Virgjëreshës?

Trupi: Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës priren të kenë fizik të mrekullueshëm dhe ata dinë të kujdesen shumë mirë për veten e tyre. Por, këmbët kanë tendencën të jenë të vogla dhe kur ecin i fusin majat e këmbëve brenda, prandaj ata kanë  një ecje karakteristike.

Burri Virgjëreshë:

Burrat e kësaj shenje kanë fizik të brishtë që do të thotë, shpatulla të vogla. Gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë që një burrë i kësaj shenje, ndonëse jo shumë i gjatë të ketë trup të formuar dhe të plotë. Ata karakterizohen nga gishtërinj të hollë, flokë të dendur (që bien me kalimin e kohës) dhe hundë të gjatë. Kanë sy të shndërritshëm dhe plot jetë.

Gruaja Virgjëreshë:

Femra e Virgjëreshës zhvillohet fizikisht më vonë se moshataret. Trupi dhe këmbët janë të holla, kurse supet e rënë. Ato kanë një formë ovale fytyre dhe sy në formë bajameje. Zakonisht, karakterizohen nga një hundë e gjatë dhe buzëqeshje e madhe.